Mbyllet Akropoli në Athinë për shkak të nxehtësisë
Athina normalisht është rreth 32˚C në këtë kohë të vitit por temperaturat kanë dal jashtë parashikimeve duke shkuar 38˚C këtë javë, sipas parashikimit të motit CNN.
Pjesa më e madhe e Evropës po preket nga një valë nxehtësie. Për shkak të kësaj, një nga atraksionet më të famshme të kontinentit po mbyllet gjatë pjesëve më të nxehta të ditës.
Eforata e antikiteteve të Athinës, Akropoli qëndroi e mbyllur për vizitorët të enjten, sepse ishte shumë nxehtë.
Të mërkurën vizitorët në Greqi u këshilluan se për shkak të parashikimit nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik vendi do të ishte i mbyllur për publikun nga ora 13:00 deri në orën 5:00 nëse temperatura tejkalonin 40˚C. Këto janë zakonisht orët më të nxehta të ditës.
Temperaturat në të gjithë Evropën do të jenë në ose pak mbi mesataren. Por temperaturat e javës së ardhshme mund të arrijnë përsëri nivele rekord, duke shënuar të mërkurën.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.