Mbyllet pika doganore e Kapshticës – Ja cilat mjete do të lejohen dhe kur mundet të lëvizet
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22.02.2021.
Sipas njoftimit shtyrja e afatit të bllokimit vjen si vijim i masave të marra nga qeveria greke, mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19 ndaj si pasojë deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
“Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë mallrash),” shkruhet në njoftim.
Ministria e jashtme bën me dije se mjetet si autobusë, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.