Mbyllet pika doganore e Kapshticës – Shkak, numri i lartë i rasteve me COVID-19. Detajet
Autoritetet e Policisë greke kanë bërë me dije se prej numrit të lartë të rasteve me COVID-19, në shtetin fqinj Greqi, është vendosur mbyllja nga ana e palës greke te Doganës së Kristalopigi.
Nisur nga ky njoftim zyrtar i Autoriteteve të Policisë Greke në PKK Kristalopigi, që prej datës 20.11.2020 ora 06:00 deri në datën 04.12.2020 ora 23:59, Pika e Kalimit Kristalopigi do të jetë totalisht e mbyllur për këmbësorët, automjete, autobuzat dhe kamionët, si në hyrje ashtu dhe në dalje të Greqisë.
Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin, bëjnë me dije organet përkatëse vendase.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.