Mbyllet projekti i BE – Zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve në drejtësi
Zgjidhja e konflikteve gjyqësore me anë të procesit ndërmjetësit shihet si një mundësi për të ulur fluksin në gjykatat shqiptare dhe për të rritur shërbimin tek qytetarët.
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e mbylljes së projektit të binjakëzimit për mbështetjen në zhvillimin e zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve në Shqipëri, kërkoi që fondet publike të jenë në mbështetjes së këtyre shërbimeve.
Projekti për trajtimin e zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve në Shqipëri u financua nga Bashkimi Europian me eksperiencën e vendeve si Çekia dhe Finlanda. Shefi i Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së në këtë takim, foli për aksesin e ulët që kanë qytetarët në shërbimet e drejtësisë dhe për ngurrimin që gjyqtarët kanë për t’i trajtuar disa çështje nëpërmjet Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësuesve.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.