Mbyllet ura e Rrogozhinës – ARRSH: Probleme konstruktive në themele, po hartohet projekti për ndërhyrje
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të mbyllë përkohësisht urën e vjetër automobilistike në aksin e kryqëzimit Cermë-Rrogozhinë mbi lumin Shkumbin. Ky vendim është marrë pas një inspektimi për sigurinë e urave nga ARRSH.
Sipas kësaj të fundit, kjo vepër arti është mbyllur pasi ka paraqitur probleme konstruktive në themelet e saj, ndërkohë ka shtuar se po punohet për hartimin e projektin për ndërhyrjet që do të kryhen në të.
“ARRSH në bashkëpunim me drejtorinë e hekurudhës do hartojnë projektin për ndërhyrje në urë, njëkohësisht është miratuar plani i lëvizjes së mjeteve në rrugë alternative.”
Ndërkohë, ARRSH njofton gjithashtu se vijojnë punimet intensive edhe për ndërtimin e urës së Hoxhares, një ndër pjesët më të rëndësishme të Bypass-it të Fierit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.