Mbyllja e lojërave të fatit – Rama: Vota sjell ndryshimin, zgjodhëm t’ia kthejmë paratë familjeve
Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar një takim me gra dhe vajza në Lushnje, në kuadër të anëtarësimeve të rinjve në Partinë Socialiste.
Në këtë takim, kryeministri nënvizoi rëndësinë e votës për të sjellë ndryshimin siç ishte ai për ndalimin e lojërave të fatit, që i kthen paratë familjeve për një konsum të shëndetshëm.Kryeministri ka edhe një përgjigje se përse nuk është miratuar më parë ky ligj.
Rreth 700 milionë dollarë qarkullojnë në ekonomi nga veprimtaria e lojërave të fatit. 70% e atyre që luajnë, e kanë nisur bixhozin që në moshën 10-15 vjeç.
Nertila Doko /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.