‘Me kokë’ në libra, Instat: Rritet me afro 65% numri i frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtare
Muajt prill, maj, qershor i kanë gjetur shqiptarët ‘me kokë’ në libra! Sipas raportit më të fundit të Instat mbi Statistikat e Kulturës, në tremujorin e dytë të vitit 2019, numri i frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtarë është rritur me 63.6% krahasuar me po të njëjtin tremujor të vitit 2018.
Instat tregon se në periudhën prill- qershor 2019, Biblioteka Kombëtare ka pasur 37 mijë e 26 frekuentues, ndërkohë që për të njëjtën periudhë kohore të vitit paraardhës, Biblioteka Kombëtare ka numëruar 22 mijë e 628 frekuentues.
Nga ana tjetër, referuar Instat, në tremujorin e dytë të këtij viti janë afishuar 1 mijë e 118 tituj të rinj dhe 3 mijë e 699 ekzemplarë të rinj.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.