Më në fund marrëveshje! BE synon të rrisë kontributet e vendeve anëtare për refugjatët
Bashkimi Evropian ka arritur një pakt migrimi të shumëpritur, duke synuar të modernizojë procesin e azilit midis vendeve anëtare për të rregulluar atë që liderët e BE pranuan se ishte një sistem joefektiv.
Pakti i ri synon të ndajë më mirë barrën e zhvendosjes së azilkërkuesve duke lejuar vendet anëtare të kontribuojnë duke kthyer individë që nuk kualifikohen për azil ose duke siguruar mbështetje logjistike.
Udhëheqësit e BE shpresojnë gjithashtu të krijojnë procese më të shpejta të shqyrtimit të kufijve të jashtëm.
Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha se pakti i ri do të vendoste një “ekuilibër të arsyeshëm” me të gjitha vendet anëtare që ndanin “përfitimet” dhe “barrat”. Ajo shtoi se nuk ishte çështje “nëse” shtetet e BE duhet të kontribuojnë por “si”.
Procesi ka qenë një akt delikat ekuilibrues për të bërë që vendet që kanë mospërfillur kuotat e detyrueshme si Polonia, Hungaria dhe Austria të pranojnë migrantë dhe të mbështesë vendet e jugut si Greqia, Italia dhe Malta në marrëdhëniet me njerëzit që mbërrijnë në brigjet e tyre nga Mesdheu.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.