Më shumë të ardhura nga TVSH-ja/ TAP dhe vendorët pa performancë, rënie drastike e investimeve
Rreth 70.8 miliardë lekë janë mbledhur në arkën e shtetit në muajin Shkurt, apo afro 2 miliardë lekë më shumë se një vit se e njëjta periudhë e një vitit më parë.
Referuar treguesve fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat e rritura i takojnë tatimeve dhe doganave, ku janë mbledhur 46.9 miliardë lekë.
TVSH-ja ka vijuar përformancën pozitive gjatë këtij vit, pasi nga ky zë janë arkëtuar 22.9 miliardë lekë, me një rritje prej 1.4 miliardë lekësh krahasuar me Shkurtin 2019. Po ashtu, në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka pësuar dhe tatimfitimi ku janë arkëtuar 4.5 miliardë lekë nga 4 miliardë lekë që ishin në Shkurt 2019. Ndërkaq, edhe nga akciza janë mbledhur 700 milionë lekë më shumë, apo 6.7 miliardë lekë në total.
Trajektore të kundër ka ndjekur tatimi mbi të ardhurat personale, ku janë arkëtuar 6.1 miliardë lekë nga 6.6 miliardë lekë që u mblodhën në Shkurt të një vitit më parë. Rënie kanë pësuar dhe të ardhurat nga taksat nacionale me rreth 200 milionë lekë.
Ndërkohë pushteti vendor ka pasur perfomancë negative, pasi ka mbledhur 2.9 miliardë lekë nga 3.2 miliardë që mblodhi një vit më parë. Sa i takon shpenzimeve kapitale, janë disbursuar afro 2 miliardë lekë, apo 3.8 miliardë lekë më pak se Shkurti 2020. Ecuria e investimeve publike ka qenë shumë e dobët edhe gjatë muajit Janar.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.