Më të fuqishmit e punësimit – 10 kompanitë private/ Nga call center tek prodhimi i këpucëve
Ato konsiderohen si kompanitë më të fuqishme në vend për shkak të numrit të lartë të të punësarve. TV SCAN ka siguruar listën e punëdhënësve më të mëdhenj, të vënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të cilët janë të shpërndarë në të gjithë sektorët e ekonomisë.
Vendin e parë e zë sektori i shërbimeve, ku kryeson kompania “Albania Marketing Service”, apo Teleperfomance Albania e cila në Shqipëri njihet më së shumti si kompani call center, e cila ka të punësuar 2773 individë.
Më pas renditet “Albaco Shoes”, e cila është fabrikë prodhimi për këpucë lëkure në Shqipëri dhe që numëron 2159 punonjës. Po ashtu në vendin e tretë renditet sërish një kompani marketing “Albacall” ku janë të regjistruar 1587 punonjës.
Vihet re që call centerat dhe fasoneria janë ato që dominojnë vitet e fundit tregun e punësimit. Më pas lista ndiqet nga kompani që operojnë në sektorin shëndetësor, bankar, miniera me mbi 1 mijë të punësuar.
Ndër vendet e fundit të 10 kompanive më të mëdha të punësimit, përsëri listohen fabrika të prodhimit të këpucëve si “Endi Shpk”, “Fital shpk”, “ Alba Shoes Group” dhe “Remal Shpk”, të cilat prodhojnë kryesisht për tregun e huaj por që mesa duket dominojnë në punësimin vendas. Vetëm këto 10 kompani, punësojnë në total rreth 15 mijë individë në vend.
Kompanitë sipas numrit të punonjësve
1.ALBANIA MARKETING SERVICE 2473
2.ALBACO SHOES 2159
3.ALBACALL 1587
4.AMERICAN HOSPITAL 1324
5.RAIFFEISEN BANK SH.A 1278
6.ENDI SHPK 1274
7.ALBCHROME 1223
8.FITAL SHPK 1215
9.ALBA SHOES GROUP 1202
10.REMAL 1172
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.