Me Trump, kompanitë amerikane nuk i dinë më rregullat e lojës, thotë drejtuesi i Hasbro
Konfuzioni që rrethon politikat tregtare të administratës së Presidentit Donald Trump do të thotë se kompanitë amerikane nuk i dinë më rregullat e lojës, u shpreh në një konferencë ndërkombëtare anëtari dhe ish CEO i gjigandit të lodrave Hasbro.
Alan Hassenfeld, familja e të cilit e themeloi prodhuesin e dytë më të madh të lodrave në vend u shpreh gjatë konferencës Horasis ku merrnin pjesë liderë biznesi, politikanë dhe akademikë, se bizneset kërkojnë të dinë planin e Trump.
“Në këtë moment në Amerikë ne nuk dimë se cilat janë rregullat e lojës. Ato po ndryshojnë vazhdimisht”, u shpreh miliarderi, aksionet e të cilit janë rritur me 34% këtë vit, në kulmin historik.
Kompania Hasbro prodhon shumicën e lodrave jashtë Shteteve të Bashkuara dhe ka tregje kudo nëpër botë. Hassenfeld u shpreh se një klimë pasigurie mbizotëron në tregtinë me Trump.
“Tani ne nuk e dimë nëse jemi ose jo miqësorë me Meksikën, nëse jemi miqësorë me Kanadanë, nëse jemi miqësorë me Kinën, apo nëse jemi miqësorë me Rusinë”, u shpreh ai.
Edhe pse Trump ka thënë se do të rinegociojë NAFTA-n për të fituar kushte më të mira për punëtorët dhe prodhuesit amerikanë, Hassenfeld këmbëngul se gjëja më e rëndësishme është të përmirësohet besimi.
Ai vlerëson se biznesi do të ishte më i fituar nëse do të dinte strategjinë e ekzekutivit, se sa të ndiqte nga pas premtimet elektorale për të risjellë vendet e punës në SHBA.
Habro është prodhuesi i tretë më i madh i lodrave në botë dhe njihet për lodra si Pokemon, Star Wars si dhe lojëra si Monopoly.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.