Mediat raportojnë se British Airways dhe Ryanair anulojnë qindra fluturime, përfshirë Shqipërinë – Reagon Autoriteti i Aviacionit Civil
British Airways dhe Ryanair kanë anuluar qindra fluturime midis Britanisë së Madhe, një pjesë të Europës dhe SHBA-së për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Anulimet e British Airways përfshijnë udhëtimet mes Heathrow-s dhe Italisë, Francës, Austrisë, Belgjikës, Gjermanisë, Irlandës dhe Zvicrës plus Nju Jorkun.
Linja ajrore gjithashtu ka anuluar fluturimet midis Gatwick dhe Italisë, Francës dhe Shqipërisë – dhe fluturimeve të Londrës nga Italia dhe Gjermania pas shtimit të rasteve të infektuara me koronavirus.
Një zëdhënës i kompanisë ajrore tha: “Ne do të kontaktojmë klientët për fluturimet e anuluara, në mënyrë që të diskutojmë opsionet e tyre të udhëtimit, përfshirë rivendosjen për në transportuesit e tjerë kur është e mundur, rimbursimet e plota ose prenotimet me BA për një datë të mëvonshme të udhëtimit.
Ryanair po zvogëlon frekuencat në disa rrugë deri në 25%, veçanërisht duke prekur fluturimet drejt dhe nga Italia. (sky news)
Pas publikimit të lajmit, Autoriteti Aviacionit Civil sqaron opinionin publik dhe pasagjerët shqiptarë se raportimi është i pasaktë në media të huaja dhe vendase për “anullim të fluturimeve të British Airëays dhe Ryanair me Shqipërinë” .
“Duke mirëkuptuar edhe ngarkesën e raportimeve në këtë periudhë të ngarkuar, theksojmë se Shqipëria nuk është në listën e anullimeve të kompanisë British Airëays për shkak të COVID-19 dhe se kompania Ryanair nuk operon ende në tregun shqiptar. Shprehim keqardhjen e thellë për efektet e COVID-19 në industrinë globale dhe evropiane të aviacionit, me anullime dhe riorganizime të fluturimeve të shumta, me shpresën që kjo valë pasigurie e pasagjerëve do të kalojë shpejt” shkruhet në njoftimin e Autoritetit Civil.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.