Mediat shtetërore të Koresë së Veriut raportojnë se Kim Jong Un ka bërë daljen e parë publike
Kim Jong Un bëri një paraqitje në një festë të Ditës së 1 Majit, në të cilën ai ishte fotografuar duke pirë duhan dhe duke qeshur, kanë raportuar media shtetërore të Koresë së Veriut. Kjo do të ishte paraqitja e parë publike e udhëheqësit në rreth tre javë pas spekulimeve globale mbi shëndetin e tij.
Kim foli me zyrtarët në një ngjarje për të festuar Ditën e Punës dhe përurimin e një fabrike të plehrave, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA).
Media e drejtuar nga shteti, Televizioni Qendror i Koresë së Veriut transmetoi një video me paraqitjen e supozuar të Kim në festimin, ku Kim shihet duke ecur, ulur në një skenë së bashku me motrën e tij Kim Yo Jong dhe zyrtarë të tjerë të Koresë së Veriut, duke pirë duhan dhe duke qeshur.
KCNA gjithashtu publikoi një fotografi të Kim në ceremoni. Fotografia tregon se ai po prerë një shirit të kuq, me motrën e tij.
CNN ka thënë se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur raportet e KCNA ose KCTV, vërtetësinë e fotografisë ose videos ose datën kur është xhiruar.
Këshilltari presidencial i Koresë së Jugut, Moon Chung-in tha për CNN se udhëheqësi i Koresë së Veriut ishte “gjallë dhe mirë”, pavarësisht spekulimeve për shëndetin e tij. (CNN)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.