‘Mega-operacioni’ / Dyshohet se shkelën ligjet me ndërtimet, Policia e Shtetit lëshon urdhër-arreste për 38 persona
Policia e Shtetit ka shoqëruar në ditën e sotme disa të arrestuar drejt komisariatit, ku dyshohet se ndërmjet tyre janë zyrtarë, ndërtues dhe profesionistë që dyshohet se me veprimtarinë e tyre kanë shkelur ligjet duke vënë në rrezik jetët e banorëve gjatë tërmetit të 26 nëntorit.
Sipas burimeve të “shqiptarja.com” janë lëshuar 38 urdhër-arreste ndërsa mes të ndaluarve janë edhe ish-kryekomunarët e Farkës Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.
Deri në këto momente janë arrestuar 27 persona, ndërsa vijon aksioni për kapjen e 11 të tjerëve
Rreth një muaj më parë Prokuroria e Durrësit lëshoi 18 urdhër arreste për zyrtarë, ndërtues, inxhinierë dhe specialistë. Nga veprimet e hetimore kishte rezultuar se dëmtimet, shembjet e godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.
Një hetim të çelur pas tërmetit ka edhe nga Prokuroria e Lezhës dhe prokuroria e Krujës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.