Megafilmi i eklipsit – Projekti i Google që synon të mësojë rreth diellit
Projekti i ri i Google bën fjalë për një film mbi një yll. Jo një yll Hollywood-i, por për një yll të vërtetët, Diellin.
Më 21 Gusht, në Shtetet e Bashkuara do të ndodhë diçka që nuk është parë për rreth 100 vite: një eklips total diellor përgjatë gjithë shtetit.
Kjo ngjarje nuk do të përsëritet të paktën deri në vitin 2024, ndaj njerëzit janë shumë të lumtur për këtë event.
Google shpjegon se ky projekt është i vetmi në natyrën e tij dhe do të mbledhë të dhëna shkencore shumë të vlefshme.
Gjigandi i internetit u kërkon njerëzve të marrin pjesë duke kontribuar me disa nga fotot që do të shkrepen gjatë asaj dite, sidomos gjatë momentit të errësirës totale. Më pas Google do t’i qepë së bashku këto imazhe për të krijuar një pamje të madhe dhe të vazhdueshme të eklipsit teksa kapërcen kontinentin e Amerikës së Veriut.
Nga të dhënat e mbledhura shkencëtarët presin të zbulojnë një dimension tjetër të atmosferës së jashtme të dobët të diellit, të quajtur corona. Përmes fotove të ndryshme ata do të mësojnë se si ndryshon kjo shtresë me kalimin e kohës.
Të gjitha të dhënat e mbledhura nga Google do të bëhen publike në mënyrë që të përdoren nga të gjithë studiuesit
Eklipset në të shkuarën kanë ndalur luftëra, kanë intriguar shkencëtarët dhe magjepsur gjithë njerëzimin. Ndaj nuk është për t’u habitur se shumë kompani do të rendin pas ngjarjes, si Volvo, e cila do të ndjekë eklipsin me një fuoristradë 2018 XC60.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.