Megaoperacioni italo-shqiptar- Arrestohen 37 persona, sekuestrohen 4 milion euro pasuri si dhe rreth 7 milion doza droge
Policia e Shtetit ka njoftuar se DIA e Barit dhe Autoritetet Shqiptare, me ndihmën e Criminalpol, të Zyrës Ndërlidhëse Ndër-forcave të Tiranës dhe Policisë Shqiptare, si dhe me bashkëpunimin – në Itali – të Karabinierëve, Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza dhe DIA të Foggia, Lecce, Bolonja, Roma, Napoli dhe Catanzaro, po kryejnë bashkërisht, midis Italisë dhe Shqipërisë, me urdhër të DDA të Barit dhe Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion dhe Krimit të Organizuar të Tiranës – me Koordinimin e Eurojust (Hagë), drejtuar nga anëtari kombëtar italian – 37 arrestime të personave që besohet të jenë përgjegjës për trafik ndërkombëtar në sasi të mëdha droge.
Sipas njoftimit urdhrat për konfiskim janë gjithashtu në proces për gjithsej 4 milion euro.
Gjatë hetimit, u sekuestruan afërsisht tre e gjysmë ton drogë marihuanë, kokainë dhe hashash, për një vlerë mbi 40 milion euro dhe që korrespondon me rreth 7 milion doza.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.