Meksika bën hapin madhor: Legalizon marijuanën!
Dhoma e Deputetëve në Meksikë ka miratuar dje pasdite ligjin për një projekt federal që rregullon marijuanën dhe që lejon të rriturit që të mbajnë deri në 28 gramë për përdorim vetjak, ashtu sikurse edhe prodhimin e saj për konsum personal, duke legalizuar kështu të gjithë linjën prodhuese.
Sipas të përditshmes ‘Jornada’, ligji është miratuar me 316 vota pro, 129 kundër dhe 23 abstenime.
Zëvëndëskoordinatori i partisë qeveritare, Pablo Gómez Ulvarez, ka deklaruar se bëhet fjalë për një hap madhor për kapërcimin e viteve të ndalimit, që kanë prodhuar dhunë, përsekutim dhe korrupsion.
Ndërsa opozita që ka kundërshtuar ligjin ka deklaruar se përdorimi për qëllime rekreative i marijuanës duhet të lejohet për ata mbi 21 vjeç dhe jo për ata mbi 18 sikurse e parashikon ligji aktual.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.