Menaxhimi i baseneve ujore, Sykja: Duhet ekuilibër mes prodhimit të energjisë dhe impaktit mjedisor
Shfrytëzimi i burimeve ujore për prodhimin e energjisë elektrike duhet të bëhet përmes një ekuilibri racional me impaktin që këto investime mund të kenë në mjedis.
Gjatë një takimi të zhvilluar pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, mes ekspertëve të menaxhimit të ujit dhe investitorëve, në kuadër të një projekti mbi Menaxhimin e Baseneve Ujore dhe Transparencën.
Ndërkaq, edhe vetë investitorët u shprehën se çdo investim duhet të monitorohet, duke gjetur mënyra për ta mbrojtur mjedisin.
Në fund të projektit do të hartohen 2 dokumente bazë, që pritet të shërbejnë për hartimin e Planeve të Menaxhimit të Baseneve Ujore në vend, duke përfshirë jo vetëm përdorimin e ujit nga hidrocentralet, por edhe për qëllime familjare, ujitje, blegtori aspo industri.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.