Menaxhimi i ndotjes detare – Projekti financohet nga Kroacia dhe do zbatohet nga PNUD
Kroacia dhe PNUD do të bashkëpunojnë për menaxhimin e ndotjes detare dhe rritjen e sigurisë në det dhe portë.
Marrëveshja tashmë është nëshkruar nga zv.Kryeministrja dhe Ministrja e Europës e Punëve të Jashtme të Kroacisë.
Maria Pejcinovic Buric dhe koordinatori i OKB-së në Shqipëri, Brian Williams.
I pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ministri i Turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi e vlerson si një hap të rëndësishëm për të pasur një sezon turistik më të pastër
“Shpresojmë shumë që kjo të jetë vetëm faza e parë projektuese për të menaxhuar shumë herë më mirë derdhjen e ujërave të lumenjve në det duke i pastruar ato dhe për të pasur mundësinë që e gjitha kjo të jetë pjesë e procesit tonë “Clean and Green 2020” apo projektit “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” pasi është shumë e nevojshme dhe në hapjen e sezonit turistik të këtij viti ne të kemi një situatë shumë më të pastër në brigjet e detit dhe po ashtu të kemi një situatë shumë herë më të kontrolluar”, tha ai.
Koordinatori i PNUD në Tiranë, Brian Williams vlerësoi marrëveshjen si një shembull të përkryer bashkëpunimi midis dy vendeve që lagen nga e njëjta vijë bregdetare.
“Ky është një shembull i përkryer bashkëpunimi midis dy vendeve që lagen nga e njëjta vijë bregdetare, një vend europian- që ka vendosur mbrojtjen e mjedisit në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm dhe në qendër të Integrimit Europian”, u shpreh Williams.
Projekti i financuar nga qeveria kroate dhe zbatuar nga PNUD ka për objektiv krijimin e një rrjeti të përbashkët për parandalimin dhe reduktimin e rreziqeve të ndotjes së mjedisit detar por edhe menaxhimin e emergjencave si edhe forcimin e kapaciteteve të komuniteteve në Shqipëri për t’iu përgjigjur rreziqeve mjedisore dhe teknologjike të shkaktuara nga incidentet detare.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.