Mercedes mposht BMW dhe Audi/ Mban kurorën e markës luksoze me shitjet më të mëdha në botë!
Mercedes Benz ka mbajtur përsëri kurorën e markës luksoze me shitjet më të mëdha në botë, duke mposhtur rivalë si BMW dhe Audi për të katërtin vit radhazi.
Fitorja u përcaktua këtë javë ku BMW raportoi shitje prej 2.17 milionë makina vitin e kaluar, në rritje me 2%.
Mercedes deklaroi gjithashtu gjatë javës një rritje të shitjeve prej 1.3% në 2.34 milionë makina për vitin. Marka e Volkswagen, Audi, mbeti prapa të dy gjigantëve. Kërkesa për makinat luksoze është përmirësuar në krahasim me tregun e përgjithshëm, ku ka pasur rënie të shitjeve në shumë rajone si pasojë e ngadalësimit ekonomik dhe konflikteve tregtare.
Megjithatë, pavarësisht se dërgesat e makinave të shtrenjta në Kinë kanë qenë të forta, perspektiva për prodhuesit gjermanë mund të përkeqësohet për shkak të ekspozimit ndaj tarifave tregtare.
BMW deklaroi se pret shitje të forta në Kinë, rritje të lehtë në Shtetet e Bashkuara dhe një “ngecje” në Europë.
Modelet SUV të mëdha kanë qenë ndër më të shiturat, nxitur nga X7, e prezantuar vitin e kaluar. Audi deklaroi se linja e re e produkteve do të ndihmojë markën që të ruajë vrullin e shitjeve dhe të fitojë terrenin e humbur ndaj Mercedes dhe BMW në vitet e fundit. Shitjet botërore të Audi u rritën me 1.8% në 1.85 milionë makina.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.