Merkel i afrohet mandatit të katërt – Partnerët në koalicion bien dakord për t’i hyrë negociatave formale
Kancelarja gjermane Angela Merkel, po i afrohet mandatit të saj të katërt, pasi partnerët në koalicion ranë dakord për t’i hyrë negociatave mbi një platformë të përbashkët të politikave në Gjermani.
Merkel, e mirëpriti rezultatin e votimit nga delegatët e partisë Social Demokrate ditën e Diel. Euro u rrit në tregtinë aziatike, ndërkohë që investitorët presin përfundimin e ngërçit 4-mujor politik, në ekonominë më të madhe të Europës.
Momenti vendimtar erdhi në një konventë të veçantë të thirrur nga partia Social Demokrate, për të vendosur nëse do të vazhdojë progresi në bisedimet formale për koalicion, në bazë të një marrëveshje të arritur brenda partive në datën 12 Janar.
56% e delegatëve votuan ditën e Diel për të nisur negociatat formale, që është një rezultat më i ulët se cc’prisnin analistët.
Duke synuar mandati ne katërt si kancelare, Merkel kërkon që partia Social Demokrate të bie dakord për një rikthim të koalicionit të madh, që ka qeverisur fuqinë më të madhe ekonomike të Europës që prej vitit 2013.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.