Merkel “çorodit” kursin – “BQE ka zhvlerësuar euron”. Monedha “fluturon”
Euro është shumë e dobët për shkak të politikave të Bankës Qendrore Europiane, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Në këtë mënyrë, Merkel heq përgjegjësinë e Gjermanisë sa i përket një lufte jo të ndershme tregtare, duke fajësuar Bankën Qendrore për suficitin e lartë tregtar të Gjermanisë.
Kjo deklaratë ka shkaktuar një reagim mjaft të çuditshëm në tregje, duke nxitur monedhën europiane të prekë nivelin më të lartë të 6 muajve të fundit. Nëpërmjet kësaj deklarate, Merkel ka bërë eksportet gjermane më pak të preferuara, pasi ka nxitur forcimin e Euros. Dhe këto deklarata i ka bërë duke folur në një gjimnaz në Berlin.
Suficiti i lartë tregtar i Gjermanisë, vjen si pasojë e dy faktorëve-ku asnjëri prej të dyve nuk është në dorë të qeverisë gjermane- norma e këmbimit te euros dhe çmimet e naftës, deklaroi ajo.
Berlini është sulmuar vazhdimisht jo vetëm nga partnerët europianë por së fundmi edhe nga administrata amerikane për sufiçitin e lartë tregtar.
Për Gjermaninë, Berlini nuk mund të mbajë asnjë faj, pasi produktet gjermane janë të konkurrueshme. Sa i përket Francës, Merkel deklaroi se, Gjermania duhet ta ndihmojë Macron që të korrë sukses.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.