Merkel i bën thirrje vendeve të BE: “Po kalon koha e arritjes së një dakordësie për fondin e Covid-19”
Kancelarja Angela Merkel tha se është koha për të arritur një marrëveshje mbi planin ekonomik të rimëkëmbjes me vendet anëtare të Bashkimit Europian. “Rrugëtimi është i vështirë dhe do të kërkojë shumë gatishmëri për të arritur një kompromis me të gjitha palët”, tha Merkel në dhomën e lartë të parlamentit, Bundesrat, ndërkohë që vendi përgatitet të nisë presidencën 6-mujore të Bashkimit Europian.
Vendet anëtare të Bashkimit Europian po negociojnë mbi një paketë të shpëtimit prej 750 miliardë euro, të krijuar pjesërisht nga huamarrja e përbashkët dhe që do të përdoret për të nxjerrë të 27 vendet nga kriza ekonomike. Liderja gjermane ka theksuar sfidën e madhe që përballet Bashkimi Europian këtë vit, përfshirë rënien ekonomike, daljen e Britanisë dhe luftën në përmbajtjen e koronavirusit.
Merkel po drejton gjithashtu rolin e bllokut mes Kinës, që po rrit statusin si superfuqi botërore dhe Shtetet e Bashkuara, që po dobësojnë pozitën nën presidencën e Donald Trump. Ajo ashpërsoi tonin ndaj politikave kineze mbi Hong Kongin, pavarësisht se u tregua e kujdesshme, duke thënë se vendi është partner dhe konkurrent njëkohësisht.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.