Merkel nis “maratonën” – Negociata për koalicionin qeverisës, injoron paralajmërimet
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nisi ditën e premte bisedimet për formimin e një koalicioni me bazë të gjerë. Këto bisedime priten të zgjasin shumë.
Merkel shpreson që të marrë në qeveri tre parti opozitare. Kancelarja, e cila rreth një muaj më parë fitoi të drejtën për të qeverisur vendin për një mandat të katërt, u shpreh besimplotë se këto negociata do të jenë të frytshme dhe se do të krijojnë një qeveri të qëndrueshme.
Pavarësisht fakti se konservatorët e Merkel kanë deklaruar se, qeveri e re do të ketë më pak se ç’pritej hapësira fiskale, Merkel ka filluar negociatat edhe me partinë pro biznesit të demokratëve të lirë, si dhe me të gjelbërit.
Kristiandemokratët zbuluan në një raport të fundit se, do të ketë vetëm 30 miliardë euro në dispozicion për projekte të reja gjatë katër viteve të ardhshme, nëse partitë e tjera do ti qëndrojnë anagazhimit të tyre për të mos marrë borxh të ri.
Ecuria e këtyre negociatave do të marrë vëmendjen maksimale si brenda Gjermanisë ashtu edhe në Europë.
Në rast se Merkel do të jetë e zënë me çështjet e brendshme, atëherë ajo do të ketë më pak kohë për tu marrë me çështje më madhore, siç është ajo e reformës në Bashkimin Europian.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.