Merkel pret Ramën në Kancelarinë Federale – Qëllimi vizitës: PO-ja gjermane për Shqipërinë (VIDEOT)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas vizitës së realizuar në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut në Gjermani, është pritur më pas edhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë pikërisht kërkesa për PO-në gjermane në lidhje më hapjen e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në njoftimin e publikuar në faqen e tij zyrtare, Rama e ka theksuar këtë takim si një bashkëbisedim të hapur dhe shumë pozitiv.
Gjatë takimeve kryeministri ka qenë i shoqëruar edhe nga ministri i jashtëm shqiptar (në detyrë), Genti Cakaj.
Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë🇦🇱🇩🇪🇪🇺
Posted by Edi Rama on Friday, September 13, 2019
Në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë🇦🇱🇩🇪🇪🇺 Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv😊
Posted by Edi Rama on Friday, September 13, 2019
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.