Mes përplasjes me BE, udhëheqësi i Bjellorusisë Lukashenko i drejtohet për ndihmë Putin
Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë i drejtohet Rusisë të Premten për të kërkuar ndihmë në mes të një përplasje me Bashkimin Europian rreth devijimit të një fluturimi për të arrestuar një gazetar disident.
Presidenti Bjellorus Aleksandër Lukashenko është vendosur të takohet me Vladimir Putin të Rusisë në rezidencën e tij të Detit të Zi në Soçi për bisedime mbi lidhjet më të ngushta ekonomike, sipas Kremlinit.
Bjellorusia provokoi zemërimin e BE-së kur kontrolluesit e fluturimit Bjellorus të dielën i thanë ekuipazhit të një avioni Ryanair që fluturonte nga Greqia në Lituani se kishte një kërcënim për bombë dhe e udhëzoi atë të ulej në kryeqytetin Bjellorus, Minsk, ku ishte gazetari 26-vjeçar Raman Pratasevich i cili u arrestua së bashku me të dashurën e tij ruse.
BE-ja u përgjigj duke ndaluar transportuesit Bjellorusë nga hapësira e saj ajrore dhe aeroportet dhe duke këshilluar linjat ajrore europiane të evitonin Bjellorusinë. Ministrat e jashtëm të bllokut ranë dakord të enjten për të rritur sanksionet për të synuar industrinë fitimprurëse të potasë të vendit dhe sektorë të tjerë të ekonomisë Bjelloruse që janë burimi kryesor i parave për qeverinë e Lukashenkos. (EN)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.