Mesazhi i ambasadores amerikane Yuri Kim: SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat
Ambasadorja amerikane Yuri Kim gjatë vëzhgimit të procesit të votimit në qytetin e Shkodrës është shprehur në një deklaratë për mediat se Shtetet e bashkuara të Amerikës nuk mbështetin asnjë parti politike në veçanti apo kandidat të caktuar por të drejtën e shqiptarëve për të votuar.
Kim fton të gjithë qytetarët shqiptar të votojë pa pasur asnjë frikë apo të ndikuar nga çdo lloj ndërhyrje.
Krye diplomatja amerikane gjithashtu bëri me dije se gjatë procesit të votimit sistemi po funksiononte në rregull edhe kur kishte patur probleme me evidentimin e numrit të kartës së identitetit plani kishte një zëvendësues funksiononte në rregull.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.