Mesazhi i ambasadores Kim për krerët e partive: Listat të pastrohen, jo se e kërkon ndonjë ambasador por sepse e kërkon ligji shqiptar
“Kryetarët e partive nuk duhet t’i pastrojnë listat e tyre thjesht sepse kështu tha ndonjë ambasador apo sepse Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë që korrupsioni është përparësi”. Ka qenë ky mesazhi i ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, në një kohë që vendi po afrohet drejt zgjedhjeve parlamentare e kur partitë polititike po hartojnë listat e kandidatëve për deputetë.
Në mesazhin e saj, ambasadorja evidentonse kryetarët e partive”duhet ta bëjnë sepse e kërkon ligji shqiptar, është e pritshme nga një aleat i NATO-s dhe aspirues për në BE, dhe është shenjë bazë e respektit për votuesit”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.