Mesazhi i Papa Franceskut për vaksinimin: “Mund t’i japim fund pandemisë, por duke e bërë së bashku”
Papa Francesku i bëri thirrje njerëzve që të vaksinohen ndaj Covid-19, duke thënë se vaksinat mund t’i japin fund pandemisë, por duke u marrë nga të gjithë. Ai tha se falë zotit dhe punës së shumë njerëzve, ekzistojnë vaksinat, që ofrojnë shpresë në këtë pandemi.
“I bashkohem këtij mesazhi, me shpresën e një të ardhme më të ndritur. Falë zotit dhe punës së shumë njerëzve, ne kemi vaksina që na mbrojnë nga Covid-19, na japin shpresë për t’i dhënë fund pandemisë, por vetëm nëse janë të disponueshme tek të gjithë dhe ne punojmë së bashku” u shpreh Papa Francesku.
Vakisnat janë të disponueshme gjerësisht tek vendet kryesisht të pasura, por keqinformimi dhe ngurimi mbi vaksinat e reja, kanë bërë që njerëzit ta refuzojnë imunizimin, duke u bërë të cënuar ndaj variantit Delta.
Nga ana tjetër, vendet e varfëra nuk kanë ende akses tek ofertat në mastë të vaksinave. Ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar se variantet gjithnjë e më të rrezikshme mund të zhvilohen nëse virusi vazhdon të qarkullojë tek njerëzit e pavaksinuar. Papa Francesku u vaksinua vetë në muajin Mars, duke thënë në atë kohë se është një detyrim etik.
“Vaksinimi është një mënyrë e thjeshtë por e rëndësishme, në promovimin e të mirës së përbashkët dhe kujdesjen për njëri-tjetrin, veçanërisht tek më të rrezikuarit” vijoi Papa Francesku.
Mezashi në video është bërë nga organizata jo fitimprurëse amerikane “Ad Council”, që ka bërë lajmërime të shërbimit publik të vaksinës ndaj amerikanëve në Janar në televizor, internet dhe media sociale. Në një deklaratë, organizata theksoi se mësazhi i papës përfaqëson fushatën e parë të projektuar për audiencë botërore.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.