Mesi takime të nivelit të lartë në SHBA – Prezanton për herë të parë raportin e Shqipërisë “Axhenda 2030”
Zëvendëskryeministrja, Senida Mesi do të prezantojë për herë të parë Raportin Vullnetar Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Shqipërisë, në New York, në Forumin e Lartë Politik të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Mesi do të jetë e pranishme në New York gjatë gjithë javës, ku përveçse do të prezantojë raportin e njohur ndryshe edhe si “Axhenda 2030”, do të zhvillojë gjithashtu edhe takime zyrtare me përfaqësues të lartë të OKB-së.
Ndërmarrja e veprimeve konkrete nga çdo shtet në çrrënjosjen e varfërisë, mbrojtjen e planetit dhe garantimin që çdo popull të gëzojë paqe dhe prosperitet është edhe qëllimi kryesor i “Axhenda 2030”, e cila është përqafuar nga Shqipëria para tre vitesh. Raporti konsiston në rrugëtimin e vendit tonë në drejtim të arritjes së këtyre objektivave universale të OKB-së.
Ndërkohë, më tej, Mesi gjatë qëndrimit të saj në SHBA do të zhvillojë po ashtu takime edhe me përfaqësues të Diasporës Shqiptare.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.