Mësuesit e shkollave profesionale – Shahini: Punësimi do të bëhet përmes platformës “Mësues për Shqipërinë”
Punësimi i mësuesve të shkollave profesionale do të bëhet tashmë përmes portalit “Mësues për Shqipërinë.”
Deklarata ka ardhur nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në një deklaratë mbi mbarëvajtjen e Drejtorive Arsimore, teksa shtoi më tej se përmes kësaj mbyllet një problematikë që ka ekzistuar prej kohësh.
Sipas saj, po përmes portalit do të bëhet edhe punësimi i mësuesve ndihmës dhe njëkohësisht definimi i pikave të vlerësimit të dosjeve të kandidatëve për mësues, ku përparësi do t’u jepet atyre që njohin një gjuhë të huaj.
Ndërkohë, nisur edhe nga disa raste të denoncuara së fundmi në mediat investigative, Shahini u ndal konkretisht te Zyra Arsimore Mat dhe ajo e Gramshit, ku deklaroi se pranë platformës së bashkëqeverisjes kanë mbërritur një numër rekord ankesash, ndërsa janë shkarkuar nga detyra krerët e këtyre dy institucioneve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.