“Mësuesit, të zhgënjyer për pagat” – Kaptelli: Rritja deri në 10%, larg premtimeve të bëra nga qeveria
Sindikata e Pavarur e Arsimtarëve të Shqipërisë kundërshton mënyrën se si qeveria ka përllogaritur pagat e reja për mësuesit, i ftuar në SCAN , kreu i sindikatës Nevrus Kaptelli tha se ndryshimi në pagë është minimal që sipas llogaritjeve të bëra nga kjo sindikatë, rritja e pagës neto rezulton deri në 9 apo 10 % larg premtimeve të bëra .
Kaptelli teksa foli për disa prej problematikave që po has arsimi në vend shprehu shqetësim për cilësinë por edhe për trajtimin e mësuesve si pasojë e disa reformave të ndërmarra së fundmi për sektorin.
Kreu i sindikatës u ndal edhe në problemet më aktuale sic është mos funksionimi i sistemit ngrohës në disa shkolla për të cilën tha se pushteti vendor duhej të merrte masat ndërkohë që prej vitesh ka abuzime sa i takon lëndës djegëse .
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.