Meta apel qeverisë: Covid nuk po ndalet, hartoni një plan për menaxhimin e situatës
Presidenti i vendit, Ilir Meta është shprehur në faqen e tij zyrtare se në raport me popullsinë, Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për numrin e jetëve të humbura nga COVID-19, me një rritje të përllogaritur në +111% për muajt nëntor-dhjetor.
Sipas Metës ky fakt tepër tronditës dëshmon qartë se plani i masave për përballimin e pandemisë, ka dështuar në prioritetin kryesor: mbrojtjen e sa më shumë jetëve njerëzore.
‘Në kushtet kur numri i të prekurve po rritet çdo ditë me ritme tepër të larta shqetësuese, përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të ndalur urgjentisht propagandën boshe dhe për të hartuar një plan konkret afatgjatë, për menaxhimin efikas të situatës, që po del nga kontrolli, duke filluar nga përmirësimi i prekshëm i kushteve në spitale, tek publikimi i një strategjie për vaksinimin e popullatës, që nuk mund të lihet në mëshirë të fatit,’ shkruan Presidenti.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.