Meta: Kodi zgjedhor, në Venecia: “Ndryshimet në kod rrezikojnë stabilitetin politik, PS të reflektojë”
Ndryshimet me forcën e numrave të Kodit zgjedhor, miratuar pak javë më parë ishin antikushtetuese dhe rrezikojnë stabilitetit. Kështu ka deklaruar presidenti Ilir Meta në një komunikim me gazetarët, duke theksuar se duke parë këtë situatën e ka dërguar në komisionin e Venezias për opinion.
“Unë jam këtu si President për të garantuar zgjedhje me standarde aq më tepër që Shqipëria ka kryesinë e OSBE, është vend anëtar i Europës dhe që ka disa kushte për çeljen e negociatave dhe të një vendi që është fqinj me Maqedoninë e Veriut që ka treguar se si mund të zhvillohen zgjedhje.
Se si do të sillet mazhoranca mbetet për t’u parë. Nuk kam asnjë arsye pse të mos shpresoj në ndonjë reflektim të tyre.
Më vjen keq që nuk kanë lexuar 81 faqet e përgatitura nga presidenti po u përgjigjën menjëherë.
Megjithatë secili mban përgjegjësi për aktet dhe vendimet e tij. Ato të presidentit kanë qenë dhe janë transparente.” – u shpreh Ilir Meta
Presidenti Meta gjithashtu tha se nuk do të ketë një asnjë moment bojkot të zgjedhjeve.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.