Meta, konsulta me partitë për zgjedhjet. PS kërkon dy javët e para të Majit, opozita 18 Prillin
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen mes 18 prillit dhe 16 majit. Si edhe pritej krerët e partive politike kanë zhvilluar takimet me radhë të përcaktuar nga presidentit Ilir Meta për të filluar diskutimet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021. Kryeministri Edi Rama nuk foli për mediat, por nga takimi mësohet se ka qenë pro mbajtjes së zgjedhjeve në 2 javët e para të muajit maj.
Më i drejtpërdrejte ka qenë kreu i demokratëve Lulzim Basha, që tha se për opozitën është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë sa më parë të jetë e mundur, dhe të jenë të lira e të ndershme. Më herët në emër të republikanëve ishte Arjan Madhi, që tha se 18 prilli mund të jetë një datë e pranueshme.
Shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje dhe zgjidhje sot, jo nesër. Për ne e rëndësishme është që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm. Dhe për ta mbyllur me fjalët e Nënë Terezës meqë nesër ka edhe ditën e Shenjtërimit, “E djeshmja ka shkuar. E nesërmja nuk ka ardhur akoma.
Ndërsa Monika Kryemmadhi tha se LSI do të respektojë çdo dekret të presidentit, por zgjedhjet duhet të ishin bërë 2 vite më parë.
“Për LSI zgjedhjet duhet të ishin para dy viteve. Shqiptarët duhet të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. I bëmë të qartë presidentit që LSI do të zbatojë çdo vendim kushtetues dhe do marrë pjesë në çdo proces zgjedhor që do garantojë qeveri europiane.”
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.