Meta, mazhoranca tërhiqet nga shkarkimi – Rama: Presidenti meriton largimin nga detyra, por ju nënshtruam opinionit të Venecias
Pavarësisht shkeljeve lidhur me anulimin e zgjedhjeve locale të vitit të shkuar dhe emërimin e gjyqtarëve të Kushtetues, Mazhoranca është tërhequr nga procesi i shkarkimit të Presidentit, me argumentin se shkeljet nuk janë aq të rënda sa të sjellin largimin e tij nga detyra. Këtë qëndrim ka shprehur nga foltorja e Kuvendit Kryeministri Edi Rama, sipas të cilit Meta meriton Shkarkimin, por se mazhoranca ka vendosur t’i nënshtrohet oponionit të Komisionit të Venecias.
Shumë i ashpër ka qenë reagimi i deputetit të opozitës, Halit Valteri, një prej relatorëve të Komisionit Hetimor, sipas të cilit, me këtë veprim mazhoranca zhgënjeu popullin e tregoi se është në pazare me Presidentin.
Në fund të fjalës në foltoren e Kuvendit, Rama theksoi se më 30 Korrik do të votohen hapja e listave dhe anulimi i koalicioneve parazgjedhore pavarësisht vullnetit të opozitës dhe presidentit.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.