Meta me banorët e Astirit, reagon Veliaj: Unaza i duhet Tiranës
Kryebashkiaku I Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas deklaratës ë Presidentit se duhet anuluar plotësisht projekti ekzistues i Unazës së Re, dhe të nisë procedura për një projekt të ri. Nëpërmjet një statusi në twitter, Veliaj thotë se unaza e duhet Tiranës, ndërsa banorët e pastrehë kanë përfituar strehim falas, ndërsa banorët e dokumente shtëpie janë shpronësuar 100 për qind.
“Te Unaza e Re: Familjet pa strehe apart. FALAS 10 PDV hartuar me kërkesë banoresh x ndërtime ne unaze. Shpronësim 100%. Kompanitë hileqare në arrest. Unaza i duhet Tiranës. Do qe zhgënjyese nëse vemi nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë! Mos saboto Tiranen. #MosSabotoTiranen”, shkruan Veliaj.
Te Unaza Re:
🏬 Familjet pa strehe apart. FALAS
🗺 10 PDV hartuar me kerkese banoresh x ndertime ne unaze
💶 Shpronesim 100%
🚔 Kompanite hileqare ne arrest
Unaza i DUHET Tiranes. Do qe zhgenjyese nese vemi nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rruge! 🤦🏻♂️ #MosSabotoTiranen pic.twitter.com/wVMCJ6pWn7
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) February 3, 2019
Propozimi i kreut të shtetit: Projekt të ri për segmentin e Unazës së Madhe! 12 rekomandime për qeverinë
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.