Meta nuk shkarkohet, “i tërhiqet veshi”. Komisioni voton raportin përfundimtar me 3 propozime për Kuvendin
Me 6 vota pro, ndërkohë që disa prej deputetëve të opozitës së re e braktisën në shenjë proteste, Komisioni Parlamentar për Hetimin e Presidentit Ilir Meta ka votuar raportin përfundimtar që do t’I dërgohet për votim seancës plenare. Komisioni arriti në përfundimin se Presidenti ka shkelur Kushtetutën e anulimin e zgjedhjeve locale të vitit 2019 ashtu si dhe me emërimin e gjyqtarëve të Kushtetueses, por se shkeljet nuk qenë aq të rënda sat ë sillnin shkakrimin e tij. Ndërkohë që raporti përfundimtar është shoqëruar me tre propozime përmes të cilave të përcaktohen qartë kompetencat e Presidenti në momente të rëndësishme sicc janë dekretimi I zgjedhjeve, emërimi I gjyqtarëve, apo betimi i tyre.
“Çmohet se shkeljet e kryera nga Presidenti i Republikës në formën e veprimeve apo mos-veprimeve në tërësinë e tyre nuk konsiderohen të mjaftueshme për të justifikuar propozimin në seancën plenare për shkarkimin e Presidentit të Republikës.
Komisioni bën propozim për rishikim të dispozitave të Kushtetutës për të qartësuar kompetencat formale dhe substanciale dhe parashikimin e tyre shprehimisht në një ligj organik për institucionin e Presidentit, ku të përcaktohen edhe mekanizmat zhbllokues në rast të mosveprimit nga presidenti.
Komisioni Hetimor sugjeron parashikime të qarta për mosbllokimin në të ardhmen të proceseve zgjedhore ën vend, duke evituar krijimin e precedentëve që dëmtojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut.”
Komisioni sugjeron plotësimin me mekanizma zhbllokues me mos-ushtrimin me kompetenca formale të betimit të gjyqtarëve ”
Ndërkohë që deputetët e mazhorancës e quajtën punën e Komisionit si një sukses që do të vlejë edhe për t’I tërhequr veshin presidentit për qëndrimet e tij.
“Besoj që edhe Presidenti i Republikës do të dijë ta lexojë këtë raport dhe do të dijë të ofrojë modelin më të mirë të unitetit të popullit dhe t’i japë atij institucioni atë rol që Kushtetuta e Shqipërisë i ka besuar ”
Parlamenti i tërheq veshin edhe Presidentit edhe kujtdo tjetër. Organi që buron prej tij është zemra e Republikës së Parlamentit, është institucioni nga ku burojnë të gjitha institucionet e tjera dhe patjetër që i tërheq veshin. Në këtë rast këtij Presidentit i është tërhequr fort veshi dhe nëse ai nuk ë vë re këtë është problemi I tij. Dhe e merr politikisht goditjen në kohën e duhur dhe i është tërhequr veshi fort, dhe nuk është çështja te etika apo disiplina, por flitet për shkeljen e Kushtetutës.”
Raporti i Komisionit do t’i dërgohet për votim seancës plenare, e cila mund të vendosë pavarësisht përfundimeve të tij.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.