Meta për rikthimin e Buxhetit 2021: “Nuk ka objektiv mbrojtjen e vendeve të punës dhe rritjen e punësimit ”
Pas kthimit të buxhetit të vitit 2021 për shqyrtim në parlament me argumentin se nuk i përgjigjej nevojave emergjente që po shkakton pandemia, presidenti Ilir Meta këtë herë është ndalur tek papunësia.
Meta thotë se në tremujorin e dytë të këtij viti humbën punën 50 mijë qytetare dhe se niveli i papunësisë arriti në 11.9%, sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, cituar edhe nga guvernatori Gent Sejko.
Sipas tij buxheti i miratuar në Kuvend për vitin që vjen nuk ka si objektiv mbrojtjen e vendeve të punës dhe rritjen e punësimit dhe në këtë mënyrë duhet rishikuar.
Nga krahu tjetër INSTAT raporton se niveli i papunësisë ka filluar të bjerë që pas lehtësimit të masave, ku vetëm në periudhën korrik-shtator janë rikthyer në vende pune 34 mijë persona.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.