Microsoft fiton tenderin 10 miliardë dollarë – Amazon akuzon Pentagonin: Ofertat nuk u vlerësuan ndershmërisht
Microsoft ka fituar një kontratë nga Pentagoni me vlerë 10 miliardë dollarë, deklaroi vetë departamenti i mbrojtjes. Kontrata e Pentagonit pajton pikërisht Microsoft për një punë që lidhet me ruajtjen e të dhënave në rrjet, e njohur ndryshe si teknologjia “Cloud”.
Microsoft mundi në këtë betejë, pikërisht Amazon. Kontrata në fjalë është pjesë e një strategjie më të gjerë për të modernizuar Pentagonin.
Procesi i kontraktimit prej kohësh kishte marrë një vëmendje mjaft të lartë publike, e madje edhe duke marrë vëmendjen e presidentit amerikan, i cili nuk i kursyer kurrë akuzat për Amazon dhe kreun e saj, Jeff Bezos, i cili aktualisht është njeriu më i pasur në botë.
Kritika të shumta ka pasur edhe për konratën në tërësi, pasi mund t`i japë një kompanie të vetme, në rastin konkret Microsoft, një avantazh mjaft të madh. Por, Pentagoni u shpreh se në të ardhmen do të japë një sërë kontratash të ngjashme, kotraktorëve të ndryshëm.
Vetë Pentagoni e ka cilësuar garën të ndershme duke deklaruar se çdo ofertë është vlerësuar. Nga ana tjetër, në një reagim zyrtar, Amazon shprehet e surprizuar nga vendimi.
“Një vlerësim i drejtë i ofertave do të çonte padiskutim në një përfundim tjetër”-thotë njoftimi i Amazon. Menjëherë pas lajmit aksionet e Microsoft u ngjitën me 2.5%, ndërkohë që ato të Amazon ranë me 0.98%.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.