Microsoft investon 1 miliard dollarë në projektin e inteligjencës artificiale
Microsoft dhe OpenAI do të nisin një partneritet të ri për të ndërtuar inteligjencën e përgjithshme artificiale për të trajtuar detyra më komplekse sesa ato aktuale dhe do të jenë në gjendje të zgjidhin më shumë “probleme multidisiplinare”.
Microsoft do të investojë 1 miliard dollarë në OpenAI si pjesë e projektit, thanë kompanitë.
Përmes partneritetit, kompanitë do të ndërtojnë teknologjitë e reja super-kompjuterike dhe do të bëhen ofruesit ekskluziv, sipas njoftimeve.
Inteligjenca e përgjithshme artificiale do të punojë me njerëzit për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve aktuale të ndërlikuara multidisiplinare, duke përfshirë sfida globale si ndryshimi i klimës, kujdesi shëndetësor dhe edukimi më i personalizuar.
“Ne besojmë se krijimi i Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale do të jetë zhvillimi më i rëndësishëm teknologjik në historinë njerëzore, me potencialin për të formësuar trajektoren e njerëzimit”, shkroi OpenAI.
OpenAI është bashkëthemeluar nga Elion Musk dhe Sam Altman, CEO i kompanisë.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.