Microsoft përditëson Windows XP pas sulmeve kibernetike
Përdoruesit e sistemeve të vjetra operative Windows tashmë mund të shkarkojnë një përditësim i cili do ti mbrojë nga sulmet kibernetike me ransomware.
Në një hap të pazakontë Microsoft publikoi një përditësim të Windows XP, Server 2003 dhe Windows 8, ku secili prej sistemeve operative nuk mbështetet më nga kompania.
Përditësimi është i disponueshëm dhe për më shumë informacion Microsoft ka publikuar në blog detajet rreth WannaCry.
Ransomware i cili u përhap globalisht enkripton të dhënat dhe kërkon në këmbim të tyre 300 deri në 600 dollar në Bitcoin. Për fat të mirë përdoruesit e Windows 10-ës nuk ishin shënjestër e sulmeve të së Premtes, shkruan PCWorld Albanian.
Sapo infektohet një kompjuter, ai tenton të infektojë edhe të tjerë në rrjet. Bizneset mund të shmangin një sulm të mundshëm duke çaktivizuar Server Message Block.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.