Microsoft pranë Inteligjencës Artificiale – Blerja e Nuance Communications do të kushtojë 16 milion dollarë
Microsoft është afër blerjes së Nuance Communications, një kompani aktive në fushat e teknologjisë së zërit dhe inteligjencës artificiale.
Kjo do të ishte blerja e dytë e Microsoft pas LinkedIn në 2016 për 26.2 miliardë dollarë, duke reflektuar investimet e vazhdueshme të kompanisë në inteligjencën artificiale.
Nuance, me qendër në Burlington, afër Boston, specializohet në aplikime në kujdesin shëndetësor, telekomunikacione, automotive, shërbime financiare dhe më shumë. Kompania raportoi të ardhura prej 345.8 milion dollarë në tremujorin e mbyllur më 31 dhjetor.
Kjo nuk është hera e pare që Microsoft dhe Nuance bashkpunojnë, në të kaluarën kanë punuar në projekte të lidhura me kujdesin shëndetësor.
Kompania nga ana e saj ka blerë më parë Saykara, një startup për kujdesin shëndetësor me bazë në Seattle me një asistent zëri për mjekët në portofolin e saj. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.