Mijëra aplikime edhe nga Shqipëria për kompaninë që kërkonte punonjës me pagë 1590 euro por që nuk i ishte paraqitur asnjë kandidat!
Një kompani italiane e njohur në fushën e mekanikës që kërkonte 70 punonjës me pagë minimale 1590 euro por që ankohej se nuk i shkonte asnjë kandidat prej 6 muajve, është “përmbytur” ditët e fundit nga kërkesat për punësim.
Për më shumë lexo:: http://www.scan-tv.com/nje-kompani-kerkon-70-punonjes-page-minimalisht-1590-euro-por-ka-6-muaj-qe-nuk-eshte-paraqitur-asnje-kandidat-perpjekja-tjeter-16-dhjetor-2017/
Rreth 3 000 kandidatë, si të rinj ashtu edhe burra të moshës së mesme, në dy ditët e fundit i kanë dërguar kompanisë aplikimete tyre.
“Të shtunen dhe të dielen faqja në internet e kompanisë Antonio Carraro, e specializuar në montimin e pajisjeve për agrikulturën, është bllokuar nga emailed e shuma: një CV pas tjetrës, nga Shqipëria në Siçili. Dhe dje në mëngjes, 10 persona janë paraqitur në derën e kompanisë me CV e tyre në dorë. Ka qenë ky efekti i lajmërimit të bërë javën e kaluar nga përfaqësuesit e kompanisë që deri më tani numëron 380 punonjës e që planifikon të zgjerohet dhe më tej” raporton gazeta italiane “Il Gazzettino”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.