Mijëra kontejnerë mishi të ngrirë ‘të ngecur’ në portet e Kinës – Cili do të jetë destinacioni i tyre?!
Mijëra kontejnerë me mish derri, pule dhe viçi të ngrirë janë grumbulluar në disa porte kryesore kineze pas ndërprerjes së transportit dhe ngadalësimit të punës prej shpërthimit të Koronavirusit.
Dërgesat janë duke u shumëfishuar nëpër portet e Tianjin, Shanghait dhe Ningbos sepse nuk ka mjaftueshëm shoferë kamionësh për të mbledhur kontejnerët si pasojë e kufizimeve të vendosura në vend për të kontrolluar Koronavirusin, bënë me dije punonjës lokal për Bollmberg.
Një tjetër problem është rreziku i mungesës së energjisë elektrike për të mbajtur nëpër frigoriferë sasitë e mëdha të mishit dhe prej kësaj ka gjasa që shumë anije të ndryshojnë destinacionet e tyre fillestare për në vende të tjera të aksesueshme në territorin e Kinës dhe Hong Kong, sipas nëpunësve të zonës.
Kina është një importues masiv i mishit nga Amerika e Jugut, Europa dhe gjithashtu SHBA, dhe ndërkohë ka qenë duke rritur blerjet për të ndihmuar në lehtësimin e mungesave të shkaktuara nga gripi afrikan i derrit. Vendi rriti importet e mishit dhe të rrushit me gati 50% në 2019 në një rekord prej rreth 6.2 milion ton, tregojnë të dhënat doganore.
Mbetet ende e paqartë se kur operacionet e portit do të kthehen në normalitet. Qeveria inkurajoi fabrikat të rritnin prodhimin këtë javë pas pushimeve të zgjatura të festave të Vitit të Ri. Përhapja e virusit ka infektuar më shumë se 70,000 dhe ka vrarë mbi 1.800 persona në Kinë. Më shumë se 220 milion punëtorë emigrantë nuk janë kthyer dot në kohë dhe mund të udhëtojnë në fund të shkurtit ose në mars, tha të shtunën Liu Xiaoming, ministri i transportit. Zyra e zëdhënësit të Administratës së Përgjithshme të Doganave në Pekin nuk ka komentuar ende mbi çështjen. (Bloomberg)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.