Mikonos, në izolim gjatë natës / Anulohen prenotimet, turistët fillojnë të largohen nga ishulli
Turistët në Mikonos shprehen të zhgënjyer pasi po kalojnë netë të qeta, pa festat e zakonshme dhe karakteristike të ishullit, ndërkohë që autoritetet shëndetësore në Greqi ndaluan muzikën në bare dhe vendosën një shtetrrethim gjatë natës, për shkak të rritjes së infektimeve me Covid-19. “Ne e duan ishullin e Mikonos, por këtë herë është ndryshe, pa muzikë, pa ambient. Nuk di çfarë të them, është shumë ndryshe”, shprehet një turiste franceze. Zyrtarët lokalë shprehen se menjëherë pas vendimit të qeverisë për të ndaluar muzikën në bare dhe restorante, filluar anulimet e rezervimeve dhe turistët po largohen. Përfaqësuesit e bizneseve, të zemëruar me qeverinë, shqetësohen se sezoni do të jetë i dobët. “Nuk është aspak mirë për ishullin, për bizneset apo për njerëzit që punojnë këtu. Turistët vijnë këtu për muzikën, ata duan të kërcejnë”, shprehen një turist nga Gjermania. Përfaqësuesit e sektorit, ndërkohë, shqetësohet se masat e aplikuara në Mikonos, do të përhapen edhe në ishujt e tjerë për shkak të rritjes së shpejtë të infektimeve. Turizmi në Greqi punëson rreth 1/5-ën e të gjithë forcës punëtore. Ndërkohë, në një reagim në Twitter, lideri i opozitës në Greqi, Alexis Tsipras, i cilësoi masat një dështim të plotë të qeverisë, që do të dërgojë sinjale negative për turizmin. Greqisë i nevojitet dëshpërimisht një sezon i fortë këtë vit, pas kolapsit të numrit të vizitorëve dhe të të ardhurave gjatë vitit të kaluar, për shkak të pandemisë. Mykonos është një ndër destinacionet më të populluara dhe çdo vit tërheq më shumë se 1 milion vizitorë.
Lidion Kulla – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.