Miliarderi i famshëm që braktisi shkollën: Çdokush mund të bëhet një ‘Bill Gates’!
Njeriu më i pasur i Indisë beson nëse një individ si ai vetë dhe Bill Gates, të cilët edhe pse se kanë përfunduar shkollën kanë ndërtuar shumëkombëshe me vlerë miliarda dollarë, atëherë çdo person i çfarë do lloj klase sociale do të mund ta arrinte këtë.
“Babai im themeloi Reliance me vetëm një tryezë, një karrige dhe 1,000 rupi pesë dekada më parë. Pasi u bë një industri e vogël, ajo më pas u shndërrua në një të mesme e tashmë mund të na konsideroni neve të mëdhenj,” tha kryetari i Reliance Industries (RIL), Mukesh Ambani gjatë një bisede me CEOn e Microsoft, Satya Nadella.
Katër dekada më parë, në 1980, Ambani u largua nga Universiteti Stanford, në mes të programit të tij dy-vjeçar, për të ndihmuar babanë e tij të ndërtonte RIL. Ndërkohë Gates kishte filluar të punonte për Microsoft. Gati në të njëjtën kohë, Gates bindi shokun e klasës së Ambani, Ballmer që të braktiste kursin e tij për MBA dhe të bashkohej me start-upin e tij të teknologjisë.
Deri në vitin 2018, RIL ishte në klubin e lakmuar të 100 miliardë dollarëve ndërsa në vitin 2019, Microsoft ishte një kompani prej 1 trilion dollarësh.
Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (SME) kontribuojnë rreth 45% të prodhimit të Indisë, mbi 40% të eksporteve totale të vendit dhe rreth 8% të PBB-së së saj.(QZ)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.