Ministrat e brendshëm të BE-së mblidhen në Bruksel – Siguria në Ballkanin Perëndimor kryeson axhendën
Ministrat e Bashkimit Europian do të diskutojnë sot në Bruksel iniciativat e reja të sigurisë me Ballkanin Perëndimor në atë që shihet si hapi i parë drejt pranimit në BE.
Takimi vjen pas publikimit të strategjisë së Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor muajin e kaluar, i cili përmendi formalisht shpresën e BE-së që vendet e tjera joanëtare në rajon do të jenë gati për t’u bashkuar me bllokun deri në vitin 2025.
Siguria është një nga gjashtë iniciativat kryesore në strategjinë e Komisionit. Të gjitha rekomandimet e sigurisë të hartuara të enjten pritet të formalizohen në qëllimet e politikave në samitin e ardhshëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje më 17 maj.
Ministrat pritet gjithashtu të përshkruajnë hapat e ardhshëm të BE-së në politikën e migracionit. Sipas Brukselit, vitin e kaluar pati një rënie prej 60 për qind në vendkalimet kufitare të paligjshme në Evropë, krahasuar me 2016.
Shtetet anëtare pritet të bien dakord për forcimin e mëtejshëm të kufijve të jashtëm të BE-së dhe përshpejtimin e kthimeve si dhe për faktin nëse do të vazhdojnë të zgjerojnë mbështetjen për të ashtuquajturat vende transiti, si Turqia dhe Libia.
Ky do të jetë edhe samiti i fundit i Thomas de Maiziere si ministër i brendshëm gjerman. Ndërkohë, kreu i Bashkimit Kristian Horst Seehofer do të marrë detyrën e tij javën e ardhshme, si pjesë e kabinetit të ri të kancelares gjermane, Angela Merkel.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.