Ministri gjerman: Rruga drejt Evropës e vështirë, qeveria federale po verifikon arritjet tuaja
Qeveria federale e Gjermanisë po verifikon të gjitha arritjet dhe ën të ardhmen do të pozicionohet, sa i përket qëndrimit për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Këtë deklaroi ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Evropiane, Michael Roth, gjatë konferencës me Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.
“Rruga e Shqipërisë drejt BE është e vështirë por ia vlen. Këtu në plan të parë janë forcimi i shtetit ligjor, sistemi i drejtësisë. Fokusi i bisedimeve kanë qenë problematikat që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, kriminalitetit. Ne kemi ende pritshmëri. Qeveria federale po verifikon të gjitha arritjet dhe në bashkëpunim me bundestagun do pozicionohemi në të ardhmen”, deklaroi Roth.
Më herët ministri gjerman u takua edhe me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, ku konfirmoi se vizita në Tiranë e bën më të qartë rëndësinë që i kushton Gjermania, integrimit të Shqipërisë në Evropë. Sipas tij, të gjitha reformat e nisura po japin tashmë frytet.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.