Ministri i Gjermanisë i drejtohet Britanisë : ”STOP testuat durimin tonë!”
Ministri i Gjermanisë, Michael Roth, i kërkoi Londrës që ti japë fund kësaj gjendjeje, dhe të vijë me propozime konkrete se si dëshiron të procedojë me Bashkimin Evropian.
“Durimi ynë, ashtu si dhe ai i Bashkimit Europian, është duke u testuar rëndë në këtë moment”, ka thënë Michael Roth gazetarëve, përpara një takimi ministrave të Europës.
Qëllimi kryesor i Gjermanisë ishte për të shmangur një Brexit të ç’rregullt, por ata mund të bien dakord vetëm për shtyrjen e datës së caktuar për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, që është ajo e 29 marsit, në rast se Londra do iu ofrojë një arsye të fortë për ta bërë këtë.
‘’Një shtyrje përtej qershorit do të thoshte se Britania do të duhej të merrte pjesë në zgjedhjet e Parlamentit Europian,” shtoi ai.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.